Arrihet marrëveshja për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja për ca ranë dakord aktorët me Veliajn

Kryesore Kulturë shtojca Sociale

Arrihet marrëveshja me artistët për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar. Pas një sërë negociatash të gjata mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe komunitetit të artistëve që kundërshtojnë projektin e rindërtimit të teatrit, të përfaqësuar nga regjisori Altin Basha, aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi, është mundësuar dakordësimi për të ndërtuar një godinë të re moderne të Teatrit Kombëtar, në tokën ku është sot. Lajmin e ka bere te ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ku ai deklaron se ku ka vullnet dhe dëshirë mund të arrihet zgjidhje për çdo gjë.

 

“Kur ka vullnet, ka rrugezgjidhje! 👏 Mirenjohje nga zemra aktoreve, regjisoreve, arkitekteve, inxhiniereve e sidomos sindikatave e protestuesve! 🙏 Fale kontributit te secilit kemi nje marrveshje me te mire dhe jemi sot gati te nisim negociatat per nje Teater te ri Kombetar!”, shprehet Veliaj.

 

Palët në këtë proces mësohet se janë marrë vesh që në draft ligjin për ndërtimin e teatrit të ri të përcaktohet se: godina e re e teatrit do ngrihet në truallin e sotëm, hapësira e teatrit nuk do të preket, teatri i ri do jetë pa kullë dhe se aktorët do të kenë dy përfaqsues të tyret në grupin negociator që do ngrihet me ligj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *