Arta Marku: Pse e shkarkova Hajdarmatajn nga detyra

Kronike Lajme shtojca

Gjurma 9 Maj 2018

Kryeprokurorja Arta Marku ka larguar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn. Ne nje njoftim per mediat, kryeprokurorja e Pergjithshme sqaron se zevendesimin e Hajdarmatajt me Donika Prelen eshte bere se “kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë”.

REAGIMI

“Prokurorja e Përgjithshme Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”.

Besim Hajdarmataj është njëri prej prokurorëve që heton dosjen “Habilaj-Tahiri”. Ndërkohë dje u thirr për të marrë në pyetje Gentian Ceka, shofer i ish-Ministrit të Brendshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *