Tuesday, January 28, 2020

Artan Hoxha: Çfarë pres nga kryeprokurori i ri

Kronike Lajme
Në studion e “Abc News” gazetari Artan Hoxha ndau disa arsye se përse sipas tij asnjë nga kandidatët që ishin për t’u zgjedhur Prokuror nuk ishte i duhuri. Ai thotë se Prokuroi i Përgjithshëm sot ndihet i kërcënuar dhe kërkon mbrojtje, “asnjë nga tre kandidatët nuk është i duhuri për tu zgjedhur Prokuror”, shprehet ai.

“Pres nga Prokurori i ri të tregojë se është një lider dhe është i aftë të kthejë besimin e qytetarë te organi i akuzës. Sfida e tij më e madhe sot është trupa e Prokurorisë sepse sot ato u ngjajnë emergjencave civile. Prokurori i zgjedhur duhet të motivojë këtë trupë prokurorësh që ka në dispozicion. Duhet t’ju a bëjë të qartë që ky vend nuk ka mënyrë tjetër shpëtimi”, u shpreh gazetari Hoxha.

Më tej ai shton se Prokurorët që nuk kanë kaluar Vettingun janë  një nga arsyet që kanë sjellë dështimin  e shumë çështjeve.

Hoxha u ndal te bota e krimit duke theksuar se shumë shqiptarë janë arrestuar sepse bëjnë transport ilegal të klandestinëve që vijnë nga zona e luftës për ti çuar në Europë.

Gazetari Hoxha ndër të tjera tha se Prokurori i ri ka një sfidë për shkak se ka shumë çështje të pazgjidhura, ai përmend ngjarjet kriminale të pazbardhura në Shkodër, vitet e fundit,  16 të zhdukur në Vlorë dhe bandat nuk janë goditur, tha Hoxha.

Gjithashtu gazetari përmendi dhe bandat në Elbasan dhe vrasjen e Prokurorit në Durrës. Ne njohim vetëm kufomat por nuk dimë se kush janë autorët tha Hoxha dhe mbetet të jetë sfida e Prokurorit Çela.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *