Artan Hoxha përplaset fort me Carlo Bolinon: ” Kush bëri pazar me kasetën e vrasjeve të 21 janarit”

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore
Transmetimi i këtyre imazheve ktheu beftas rrjedhën e historisë, nxori me urgjencë liderin e opozitës në konferencë për shtyp për të çmontuar mashtrimet e qeverisë dhe i dhja një dritë tjetër shikimit të ngjarjes.
Por ende sot, protagonistët televizive të këtij scoop-i përplase me njëra tjetërn për meritat e kësaj ngjarjeje. Edhe dje në 10 vjetorin e tragjedisë Carlo Bolino, ish drejtues i Nevs 24 që atë ditë ndodhej në Bari dhe gazetari Artan Hoxha kanë treguar versione kundërthëse të asaj që ka ndodhur.  Bolino ka treguar se ai ka urdhëruar redaksinë e tij të kontrollonte të gjitha filmimet në mënyrë që të shikohej mundësia e qëllimit nga trupat e gardës. Por pa e përmendur me emër ai ka aluduar se gazetari Artan Hoxha e kishte marrë kasetën pa njoftuar njeri në redaksi dhe ajo nuk gjendej më.

“Kaseta ishte marrë nga kameraman i televizionit dhe ishte futur në xhep të një gazetari që në vend që ta sillte në redaksi për ta transmetuar urgjent siç ishte detyra e tij, e kishte futur në xhep duke mos komunikuar fare as me drejtuesit as me redaktorët: ose nuk e dinte se çfarë kishte regjistruar, se mund të ndodhë shpesh që kameramanët e lënë ndezur kamerën dhe pastaj rrinë edhe larg nga kamera, dhe ndoshta edhe gazetari nuk e kishte marrë vesh. Ose ndoshta… unë nuk e di, nuk dua të dyshoj, megithatë këto pamje kaq të rëndësishme nuk ishin në dispozicion të redaksisë ku duhet të ndodheshin, por ishin në xhep të një gazetari. Kemi kërkuar ku ndodhet gazetari dhe kameramani: kështu kemi gjetur kaseën, e kemi parë dhe kemi zbuluar më në fund që ne kasetë që ishte harruar brenda një xhepi të një gazetari kishte pamje tronditëse, ato pamje të plota që tregonin tamam ngjarjen” (e plote ketu).

Pra Bolino jo vetëm ka marrë meritat e drejtimit të redaksisë në zbulimin e ngjarjes, por ka hedhur dyshime të errëta ndaj gazetarit Artan Hoxha që njihet deri më sot si protagonisti i këtij Scoop-i që u përshëndet atëherë edhe nga lideri i opozitës Rama.

Kaq është dashur që Hoxha ti kthehet me një gjuhë të ashpër ish shefit të tij, duke thënë se ai nuk ia dorëzoi kasetën nga frika se ky bënte ndonjë pazar me Berishën, që në ato momente mund të jepte një thesar për zhdukjen e asaj prove përvëluese. “Karlo nuk ka qene fare në Shqiperi në 21 janar 2011. Ku ka qene, ta thote vetë. Videon e 21 janarit nuk ka patur mundesine ta shoh as në teleskop, dhe per kuriozitet une nuk ia kam dorezuar kurre as Prokurorise… Ky Karlo dhe drejtuesit e tij në Tirane me 21 janar, jo vetem qe nuk me kane kontaktuar në
asnje moment ate dite, por as e kishin haberin ku isha une, cfare po beja, dhe cfare kasetash apo pamjesh kisha në xhep. Sepse po ta dinin do kishin bere pazar me Sali Berishen….”, ka thënë Hoxha në reagimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *