Arti në zi/ Covid-19 i merr jetën kantautorit të njohur, Kujtim Prodani

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

COVID-19 shuan në moshën 57-vjeçare kantautorin e njohur Kujtim Prodani. Prej disa ditësh ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku merrte trajtim mjekësor.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë me dije kushëriri i tij Voltan Prodani. “O ZOT.!!! Fluturon Kujtimi yne i shtrenjte!!!!! Cfare dhimbje…..  Nuk mund ta pranoj … O Zot. Aty Lart do kesh mbretin dhe mbretereshen tend”, shkruan ai.

Njoftimin për infektimin me COVID e bëri vetë Prodani në datë 30 Dhjetor teksa publikoi edhe foton nga reanimacioni me maskë oksigjeni në fytyrë.

Kujtim Prodani la pas një trashëgimi të madhe për artin shqiptar. Ai ishte autor i 57 tekste këngësh, ndërsa ka nxjerrë në tregun muzikor 4 albume. Prodani vinte nga një familje artistësh, pasi ishte djali i këngëtares Anita Takes dhe kompozitorit Agim Prodanit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *