Arvizu rikthehet në Departamentin e Shtetit. Ja detyra e re që i është besuar

Kryesore Politikë

Ish-ambasadori Amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu i është rikthyer karrierës, së ndërprerë për pak muaj, në Departamentin e Shtetit pas luhatjeve që pësoi ‘ministria e Jashtme amerikane’, gjë që u reflektua në zëvendësimin e Rex Tillerson nga Mike Pompeo.

Arvizu, i kontaktuar nga Politiko.al, e pranon se ai është sërish pjesë e DASH dhe punon si këshilltar i lartë (senior adviser) për Byronë e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit. Ish-ambasadorit amerikan iu kërkua të merrte këtë rol si diplomat karriere, dhe sidomos për faktin se në periudhën 2007-2009 ai ka qenë Nënsekretar (DAS) i së njëjtës Byro.

Arvizu njihet si ekspert i çështjeve të Azisë dhe Paqësorit. Ai rikthehet në Departamentin e Shtetit pak pas instalimit të Sekretarit të ri të Shtetit, Mike Pompeo.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *