“As kanë parë gjë akoma”, Rama për opozitën. Basha i përgjigjet: I rrethuar nga …

Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të PD, e cila ka dalë kundër paketës anti-KÇK. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se nuk është i surprizuar nga qëndrimi i opozitës. “PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës anti-KÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij”, shkruan Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1224328431237844992

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se kryeministri Edi Rama i rrethuar nga kriminelë e mafiozë ka frikë nga hija e vet. “Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij”, thekson Basha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *