Atentati me tritol dhe 3 vrasjet brenda ditës/ Lleshaj e pranon: Policia e Shtetit dështoi

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Sonte në Open në Top Channel është i ftuar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili është përballë një paneli gazetarësh. Sandër Lleshaj e konsideroi ditën e sotme një ditë të trishtë sepse kanë ndodhur 3 vrasje.

“Është për të ardhur keq që kemi një ngjarje të tillë. Është ditë e rëndë. Kemi 3 vrasje. Por është një ditë që na trondit, na shqetëson, na vë në lëvizje, por nuk na sposton në panik. Pavarësisht se është diçka aspak e zakontë,” tha Lleshaj.

“Nuk kam më shumë informacione rreth ngjarjes prandaj nuk mund të jap përgjigje teknike, sepse e kam parimisht jashtë funksionit tim. Di vetëm ato që janë publike. Janë disa ngjarje të pazbardhura,” tregoi ai.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka pranuar nga studio e OPEN se policia gaboi në moment të fundit në zbulimin e atentatorit të vrasjes së Kastriot Reçit, megjithëse më herët kishin deklaruar se ishin afër zbardhjes së ngjarjes.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, se pse nuk u zbardh ngjarja dhe a ka lidhje atentati i sotëm me vrasjen e Reçit, Lleshaj nuk pranoji të japë shumë detaje.

Anila Hoxha-Keni thënë shpesh se ishin afër zbardhjes së vrasjes së Kastriot Reçit. Shërbimet Sekrete kanë hedhur alarmin se grupet kriminale po eliminojnë njëri-tjetrin. Ku dështoi policia në zbardhjen e vrasjes së Kastriot Reçit

Sandër Lleshaj-Është e pavend që unë të merrem më këtë ngjarje. Nuk duhet të bëjmë lidhje, pasi ende ngjarja është e pazbardhur, por kam thenë se jemi shumë afër. Kishim një pistë, por në momentin e fundit, devijoi. Të mos bëjmë hetim publik për ngjarjet.

Nuk mund të flas me emra dhe të bëj ndërlidhje

Sandër Lleshaj: Ju po thoni që kjo që ka ndodhur është shpagimi për vrasjen e Reçit?

Anila Hoxha: Kështu dyshon prokuroria, flitet për hakmarrje

Sandër Lleshaj: Këto janë hipoteza, edhe pse nuk përjashtohen

Anila Hoxha: A ka një grup të caktuar kriminal që bën vrasje me lëndë plasëse

Sandër Lleshaj- Grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion. Shqipëria ka një arsenal të madh eksplozivi të paligjshëm. Ka patur jo një grup, por shumë grupe. Por ka edhe celula të tjera, është një biznes kriminal. Kemi disa raste./ Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *