Atentati me tritol në Tiranë, kryepolici Jaupaj: Prej shpërthimit mbeti i plagosur edhe një shtetas italian

Kronike Kryesore Lajme

Drejtori  i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë informacionet paraprake në lidhje më atentatin e ndodhur mbrëmjen e së martës në kryeqytet.

Jaupaj tha për mediat se ngjarja ka ndodhur në orën 19.00 ndërsa shtoi se shënjestra e atentatit  është futur në sallën e operimit pasi është dëmtuar rëndë nga shpërthimi.

Po ashtu, Jaupaj informoi se si pasojë e shpërthimit është lënduar edhe një person tjetër, një shtetas italian. Ky i fundit ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet tek spitali i Traumës duke marrë kujdes shëndetësor.

Sipas drejtorit të Policisë, po hetohet në pistën e hakmarrjes, por nuk mund të jepen detaje të tjera.

“Kemi një shpërthim i cili dyshohet me lëndë plasëse. Është mbledhur grupi hetimor me specialistë të krimeve të rënda nën drejtimin e departamenti të policisë kriminale, në bashkëpunim edhe me një qark tjetër ku po kryejmë veprime. Ka pista për një hakmarrje mes personit të dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës. I dëmtuari është futur në sallën e operacionit dhe ka shpresa se do përmirësohet. Ka dhe një kalimtar të plagosur, një shtetas italian, i dëmtuar lehtë”, tha Jaupaj.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha mëson se shënjestra është Preng Gjini, vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *