Atentati me tritol tek “Vasil Shanto”, zbardhen pistat hetimore. Drejtori i Spitalit flet për gjendjen e të plagosurin

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Shënjestra e atentatit të sotëm Preng Gjini i cili mbeti i plagosur rëndë, pas një shpërthimi me tritol e vendosur në makinën me të cilën udhëtonte, në zonën e “Vasil Shantos”, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Arben Zenelaj, Drejtori i Spitalit të Traumës, njoftoi për ABC News se Gjini, 51 vjeç, ka marrë plagë të shumta në gjymtyrë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ai ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.  Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.

Preng Gjini qe mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme.  per policine pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes pasi shënjestra e atentatit të sotëm mendohet se ka lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti, ende e pazbardhur.  Siç raportohet vëllezërit Gjini janë kundërshtarë të Kastriot Reçit. Pas marrjes në pyetje, Reçi u la i lirë për mungesë provash.

Katër vite më parë Reçi u mor në pyetje si i dyshuar se ishte përfshirë në vrasjen e ndodhur në 9 Shtator të 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së në qarkun e veriut, Sajmir Jaku.

Ekzekutimi i Sajmir Jakut do të pasonte me një zinxhir tjetër vrasjesh brenda e jashtë Shqipërisë, të gjitha pa autorë.

Shtatë muaj më pas, në 28 Prill po të 2017-ës në Romë të Italisë vritet Gasper Reçi, vëllai i Kastriot Reçit.

Sipas policisë Italiane, dy vëllezërit Reçi ishin të skeduar në trafikun e drogës.

Hakmarrja mes grupeve vijoi më tej.

Në 6 Shtator 2017, në Belgjikë vritet Kreshnik Gjini, nipi i Sajmir Jakut.

Ndërsa në 12 Gusht të 2019, po në Rrëshen vritet Tonin Gjini, i njohur edhe me emrat Armando e Antonio Gjini.

Të gjitha këto ngjarje, janë duke u hetuar në një pistë të vetme, hakmarrja.

Seriali i vrasjeve

-9 Shtator 2016 vritet Sajmir Jaku

-28 Prill 2017 vritet Gasper Reçi

-6 Shtator 2017 vritet Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut)

-12 Gusht të 2019 vritet Tonin Gjini

-7 Janar 2020 vritet Kastriot Reçi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *