Atentati ndaj Tom Doshit, gjykim i shkurtuar për Doshin-Frrokun-Bamin

Kronike Kryesore Lajme shtojca

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku, si dhe Durim Bamin, të cilët akuzohen për ‘kallëzim të rremë’ kryer në bashkëpunim, për një atentat të pretenduar nga Doshi.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku, si dhe Durim Bamin, të cilët akuzohen për ‘kallëzim të rremë’ kryer në bashkëpunim, për një atentat të pretenduar nga ana e deputetit Doshi për eliminimin fizik të tij. Pretenca për të akuzuarit do të jepet më 20 qershor nga Gjykata e Tiranës.

 

Ish-deputeti Mark Frroku u lirua nga burgu më 10 maj të këtij viti. Ishte Gjykata e Fierit, që i fali ish-deputetit 1.5 vite burg, të cilat i kishin mbetur pa shlyer nga dënimi me 7.6 vite burg për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje.

Ngjarja

Ngjarja e bujshme e ka zanafillën që në vitin 2015, kur Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Doshi akuzoi për përfshirje në këtë ngjarje edhe Presidentin Ilir Meta, që në atë ishte kryetar i LSI.

Deputeti Doshi publikoi një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish-deputetin e PD-së, Mhill Fufin. Intervista bëri shumë bujë dhe shkaktoi trazira, por për organin e Akuzës ishte gjithçka e rreme, ndaj dhe Doshi e Bami u vunë nën akuzë për kallëzim të rremë.

Ndërkohë, ka qenë dëshmia e ish-deputetit Mark Frroku, ajo që ka nxjerrë blof në një farë mënyrë Tom Doshin. Ky i fundit ka thënë në Prokurori se është sinjalizuar nga ish-deputeti për atentatin e supozuar.

Mirëpo, në dëshminë e tij në Prokurori, Mark Frroku ka mohuar versionin e Doshit, duke bërë që të ngrihen dyshime të mëdha për kallëzimin e deputetit Doshi se ndaj tij ishte planifikuar një atentat nga eksponentë të lartë të politikës. Shqiptarja.com

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *