Audiopërgjimi i gazetarit/ Drejtoresha e Arsimit: Lëvizjet e mësuesve i bëj me ndërhyrjen e deputetëve

Investigim Lajme

Një  denoncim është bërë sot ne drejtim të drejtoreshës së Zyrës Arsimore Kamëz, Ermioni Çekani.

Gazetari Adriatik Doçi, në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, ka publikuar një audo-përgjimi, i cili sipas tij  “demaskon përfundimisht Ermioni Çekanin, duke e veshur tashmë me përgjegjësi penale, ndërsa tregon se çfarë ndodh vërtetë brenda mureve të Zyrës Arsimore Kamëz, kur mbyllen dyert dhe ulen perdet.”

Gazetari Doçi thekson se në këtë audio-përgjim, Ermioni Çekani e pranon se lëvizjet e mësuesve në shkollat e Kamzës i bën me ndërhyrjen e deputetëve.

Postimi i plotë në Facebook

Kush ka edhe një fije dyshimi se, drejtoresha e Zyrës Arsimore Kamëz, Ermioni Çekani nuk është një kamikaze politike, një mashtruese seriale, intrigante, thashethemexhie, klloçkë pazaresh dhe interesash të errëta, le të dëgjojë këtë audiopërgjim. Ky material demaskon përfundimisht Ermioni Çekanin, duke e veshur tashmë me përgjegjësi penale, ndërsa tregon se çfarë ndodh vërtetë brenda mureve të Zyrës Arsimore Kamëz, kur mbyllen dyert dhe ulen perdet.

 

Ndodh ajo që të gjithë e dimë. Ndodh ajo, për të cilën unë kam muaj që flas. Ermioni Çekani nuk njeh ligjin, por njeh vetëm partinë dhe babëzinë. Ajo pranon në këtë audiopërgjim se, lëvizjet e mësuesve në shkollat e Kamzës i bën me ndërhyrjen e deputetëve. Ermioni Çekani thotë me krenari se, filan mësues e ka dërguar nga një shkollë në një shkollë tjetër, me urdhër të deputetit. Kur edhe një zhvendosje apo transferim e bën me ndërhyrje, po emërimet kush ia dikton?

 

Ky audiopërgjim nxjerrë në pah një tjetër dimension të degradimit të arsimit në Kamëz nga Ermioni Çekani. Kjo e fundit flet për Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën, për portale, letra anonime, intriga, thashetheme, kurthe, tregti me libra etj., por vetëm rreth detyrës për të cilën e paguajnë taksapaguesit shqiptarë, nuk thotë asnjë fjalë.

 

Audiopërgjimi është 45 minuta. Për të mos u rënduar kujtesën me të gjitha marrëzitë dhe broçkullat e kësaj zyrtareje, po paraqesim disa pjesë të rrëfimit të saj, të mjaftueshme për të kuptuar katandisjen e arsimit në Kamëz dhe për të parë fytyrën e vërtetë të saj. Prokuroria do ta këtë materialin e plotë në dispozicion.

https://www.facebook.com/adriatik.doci.9/videos/2170271772988078/?t=181

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *