Audiopërgjimi, Prokuroria thërret tre zyrtarët e PD ditën e hënë

Kryesore

Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur të thërrasë ditën e hënë tre zyrtarët e PD që publikuan audiopërgjimin për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn, me pretendimin se aty dëgjohet zëri i tij teksa flet me “bashkëpunëtorin X” për pazare droge.

Shkresa e Prokurorisë, që specifikon ditën e hënë të 21 majit në orën 10:00, ka mbërritur në selinë e PD dhe kërkon të paraqiten pranë organit të akuzës deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe zyrtari Gazmend Bardhi.

Ata do të pyeten nga prokurorët P. Kulluri G.Osmanaj. Audiopërgjimi i PD, prokuroria nis hetim për kallëzim të rremë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas padisë penale të Agron Xhafajt, për kallëzim të rremë ndaj Albert Veliut. Kjo pasi pak dite me pare, vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, depozitoi ne organin e akuzes padine pas audiopergjimit te publikuar ku pretendon se aty nuk është zëri i tij.

Veliu gjatë marrjes dje në pyetje në prokurorinë e Tiranës ka konfirmuar gjithcka ka thënë në video.Personi që njihet si “Bashkëpunëtori X” u mor në pyetje nga prokurori Genci Qana.

Audiopërgjimi i PD, prokuroria nis hetim për kallëzim të rremë
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas padisë penale të Agron Xhafajt, për kallëzim të rremë ndaj Albert Veliut. Kjo pasi pak dite me
pare, vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, depozitoi ne organin e akuzes padine pas audiopergjimit te publikuar ku pretendon
se aty nuk është zëri i tij.

Veliu gjatë marrjes dje në pyetje në prokurorinë e Tiranës ka konfirmuar gjithcka ka thënë në video. Personi që njihet si “Bashkëpunëtori X” u mor në pyetje nga prokurori Genci Qana.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *