“Audiopërgjimi”, Salianji, pjesa e dytë: Për 10 kile mos më hajde…

Lajme Politikë shtojca

Deputeti i PD, Ervin Salianji pasi doli nga Prokuroria tha se ka një tjetër audio përgjimi, të cilin PD e disponon dhe tregon lidhet e Agron Xhafës me trafikun e drogës.

Salianji: Për të gjitha deklarimet që kemi në thënë në prokurori nuk mund të flasim sepse përbëjnë nxjerrje të sekretit hetimor. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi i cili më ka sjellë pjesën e audio përgjimin, jo vetëm pjesën e parë që është publikuar nga PD, por edhe pjesë tjetër ku duket qartë që personat lidhur me krimin dhe të lidhur me Fatmir dhe Agron Xhafajn  bëjnë trafik kanabis.

Thashë gjithçka di në lidhje me rrethanat dhe faktet që Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet kriminal. Është e qartë si drita e diellit që qeveria është e përfshirë në mbrojtjen e krimit.

Është fakt që Xhafaj nuk është në Shqipëri, për të mos zbuluar aktivitetin e tij kriminal, bashkëpunëtorët e tij, përgjimin e tij. Prokuroria është e përfshirë më shumë në kallëzimin e rremë të bërë nga Agron Xhafaj se sa në kapjen e grupit të strukturuar kriminal.

Thamë gjithçka që kishin pyetje dhe ka të bëjë me hetimin. Nuk mund ta flasim se nxjerrim sekretet hetimore. Prokuroria është 100% në dispozicion të qeverisë, ndaj nuk kam besim.

Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka sjellë një pjesë të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj bënte pazare droge. Nuk janë akuza politike. Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu, dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte: me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër”, tha Salianji.

Pjesë nga deklarata

Është e qartë që qeveria është e përfshirë në mbrojtën e krimit. Agron Xhafaj u largua nga Shqipëria për të mos u zbuluar trafiku që ai ka bërë.

Ne jemi pyetur, për të gjitha që kemi deklaruar. Por prokuroria është përfshirë më shumë për të hetuar kallëzimin e rremë dhe jo për hetuar trafikun e drogës.

Është njësoj si të them unë që nuk jam Ervin Salianji, këtë përgënjeshtrim kërkon të bëj dhe  Agron Xhafaj ashtu mund të thotë që nuk ka qenë në audio-përgjim

Si keni rënë ju gjurmë të këtij audio-përgjimi?

Kjo është një sekret hetimor. Por ka dhe një deklaratë i cili ka deklaruar se si më ka sjellë audio përgjimin. Jo vetëm pjesën e parë që është bërë  publike, por dhe pjesë të tjera që tregojnë se dëshmitarin X, Agron Xahfën dhe gazetarin se si kanë komunikuar për 10 kilogramë kanabis.

Por do të shihni se ka prova të reja, dhe shihet dhe emri i Agron dhe Famtir  Xhafaj.

 

Më herët edhe këshilltari ligjor ne PD, Gazmend Bardhi ka folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas dëshmisë që ka dhënë bashkë me deputetin Ervin Salianji në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Bardhi kërkoi që Prokuroria të fusë hetimet në drejtimin e duhur dhe se ai bashkë me Salianjin ka deklaruar për gjithçka që janë pyetur nga Prokuroria mbi faktet e bëra publike. Ai u shpreh se Prokuroria duhet të kishte sekuestruar ekspertizën pasi kjo ndihmon hetimet.

“Siç ju e dini ne sot ishim në cilësinë e personave që kemi apo që mund të japim të dhëna mbi hetimin që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sigurisht që faktet dhe argumentat tona tashmë janë publike. Jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimit me pushtetin nga ministri i Brendshëm dhe qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të ministrit të Brendshëm. Unë jam jurist dhe sigurisht që do të bashkëpunoj me organin e Prokurorisë sa herë që të thirrem por nuk mund të rri dot pa shprehur shqetësimin tim që kjo është Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka për detyrë të luftojë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge që është vëllai i ministrit të Brendshëm nuk është marrë ai i pari në pyetje por jemi marrë ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm që i lehtëson veprimtarinë kriminale vëllait por jemi marrë ne që e denoncojmë rastin. Nuk është marrë në pyetje akoma Kryeministri që ka krijuar një alibi publike ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafajt. Por ndërkohë nuk ju bën ju me dijeni dhe besoj se ju nuk e keni aktin e ekspertimit. Dhe prokuroria do të duhet të kishte sekuestruar këtë material privat, siç e quan kryeministri sepse është një e dhënë që i ndihmon hetimet. Prandaj edhe thirrja ime publike ndaj organit të Prokurorisë është që të fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji. Dhe drejtimi i duhur që i kërkon ligji është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individët e përfshirë në krim të organizuar dhe individët që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të Brendshëm.”- tha Gazemend Bardhi.

Pyetje: Ju konkretisht çfarë deklaruat?

Gazment Bardhi: Ne deklaruam gjithçka u pyetëm dhe gjithçka që kemi bërë publike me fakte dhe prova edhe gjatë këtyre ditëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *