Autostrada, ARRSH: Sot bllokohet Maminas-Vorë

Ekonomi Lajme

Të paktën dhe dy faza ndërhyrjeje llogariten të kenë mbetur në autostradën Tiranë-Durrës sipas detajeve të dhëna nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Sot punimet parashikohet të nisin në Maminas-Vorë.

Njoftim i ARRSH dhe Policisë Rrugore

ARRSH dhe Policia Rrugore njoftojnë se te enjten në ora 23:00 përfundon ndërhyrja në aksin Sukth-Maminas, në drejtimin Durrës-Tiranë.

Ditën e sotme, ora 05:30 do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin e parafundit Maminas  Vorë po në drejtimin Durres-Tiranë.

Lëvizja e mjeteve në drejtimin Tiranë-Durrës do të vazhdojë normalisht ndërsa mjetet që lëvizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës do devijohen në rrugen dytësore nga Maminasi deri në Vorë.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve që përdorin këtë aks dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë ndërsa tanimë nderhyrja për riparimin e shtresave asfaltike po shkon drejt fundit, në përputhje me atë çka është paralajmëruar që në nisjen e punimeve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *