Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes së Andon Mëhillajt i dënuar me burg përjetë si pjesë e grupit të Julian Sinanajt. Ndërkohë familjarëve u është thënë se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak.
Avokati Edmond Dema tregon telefonatën e fundit me klientin e tij.
“Dy muaj më parë kemi folur për herë të fundit. Kishim tre vite që kishim bërë rekurs dhe prisnim që të ngrihej gjykata e Lartë. Ai priste të ngrihej Gjykata e Lartë pasi shpresonte pafajsinë. Pritja mesaduket i ka dobësuar mendjen dhe zemrën.”
Tentativa e vetevrasjes
Avokati thotë se Mëhillaj kishte mohuar gjithmonë akuzat dhe shpresonte që të merrte drejtësinë në Gjykatën e Lartë dhe kujton se Mëhillaj kishte tentuar dhe vetëvrasjen në burg.
“Qëkur e dorëzova në komisariat kishte një qese me ilaçe me vete. Në burg të Peqinit ka tentuar dhe më parë të kryej vetëvrasje të presë damarët dhe ka shpëtuar pasi i është dhënë ndihma e pare E mundonte fakti se përse cilësohej si kapua i bandës së tritolit Kur as ekonomia as arsimi nuk ia lejonin diçka të tillë. Besonte fort se ishte i pafajshem dhe do tja dilte të fitonte pafajësinë. Ajo çka e implikonte më shumë dënimin e tij ishte deshmia e Juljan Sinanaj, kur ndërkohë Sinanaj në gjyq i ka mohuar shumicën e ngjarjeve që i ishin veshur atij.”
Familjarët thonë se vdekja ka ardhur për mungesë të ndihmës mjekësore dhe lënies në izolim.