Babai e fal djalin vrases, i biri rrëfen arsyen e sulmit ndaj prindërve

Kronike Kryesore Lajme

Një ditë pas sulmit me thike ndaj prindërve 25-vjeçari Hajri Neziri është shprehur i penduar për krimin. Ai rrëfeu se konfliktet me nënën dhe babanë kishin nisur që prej ditës që u prezantoi vajzën me të cilën ishte fejuar pa dakordësinë e tyre.

“U fejova pa pëlqimin e prindërve. Prej disa ditësh në shtëpi nuk po gjenim qetësi, dhe pikërisht për këtë shkak edhe po debatonim. Edhe të mërkurën në mesditë debatuam dhe bëra një veprim të tillë.”

I riu nga Durrësi pranoi se në momentin e krimit në banesë ndodhej edhe e fejuara e tij. Më pas të dy u larguan drejt Tiranës, por policia thotë se mbi vajzën nuk rëndon asnjë akuzë edhe pse shoqëroi autorin pas largimit nga vendngjarja.

Dy mësuesit në pension, Destan Neziri 75 vjeç dhe bashkëshortja Hasie Neziri 64 vjeçe, u qëlluan me thikë nga djali i tyre Hajri Neziri të mërkurën në mesditë. Të dy ata morën plagë të rënda dhe u dërguan në spital në gjendje kritike për jetën.

Sipas burimeve të  debati ka ardhur si shkak i refuzimit të prindërve të Nezirit për bashkëjetuesen e tij. Në spital sqarojnë se edhe gjendja e gruas është e stabilizuar dhe po shkon drejt përmirësimit dhe nesër mundet që ajo të dalë nga reanimacioni.

Destan Neziri, babai i plagosur ka thënë që prindërit nga fëmijët duhet ti presin të gjitha dhe s’kanë çfarë të bëjnë.

Sot ka dhënë deklaratë për ngjarjen edhe Destan Neziri pasi gjendja e tij është drejt përmirësimit të shpejtë.Ai ka dalë nga reanimacioni dhe trajtohet në një dhomë në spitalin kirurgjikal.

Ai ka treguar ngjarjen si dhe shkakun që çoi në plagosjen e tij dhe të shoqes prej djalit të tij Hajri Neziri.

Çifti Neziri ka 5 fëmijë por që nuk jetojnë me ta. Edhe Hajriu është i ndarë me letra por jeton me të moshuarit.

Destani ka sqaruar se djali i tij nuk punon dhe se bashkëjeton prej disa muajsh me një vajzë nga Puka familja e të cilës banon në Kamëz.

Ne kemi kërkuar që të djali të punojë dhe nuk e kemi parë të arsyeshme lidhjen e djalit me këtë vajzën. Kemi bërë fjalë shpesh herë për këto arsye por asnjë herë nuk jemi konfrontuar fizikisht.Kanë qenë debate familjare. Dje patëm debate në drekë por që ndryshe nga herët e tjera djali na qëlloi me thikë.

Destan Neziri, babai i plagosur

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *