Babai i Ermal Metës: Divorci ishte apokalips, ai ishte në gjyq atë ditë

Kulturë Showbiz

Babai i Ermal Metës, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, ka rrëfyer momentin e divorcit me bashkëshorten dhe si e ka përjetuar këngëtari i famshëm, i cili në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç. Gëzim Meta tregoi se divorci ishte një apokalips i familjes së tij dhe se Ermali ishte dëshmitar i shumë skenave në procesin gjyqësor.

Kthehemi te momenti i divorcit. Pa dyshim që është një traumë për çdo fëmijë divorci i prindërve. Si e priti Ermali dhe çfarë ndodhi më tej?

-Periudhën e divorcit unë e kam quajtur një apokalips të familjes sime. Çdo gjë ndryshoi. Të gjitha palët u futën në llogore. Filloi një trishtim dhe një depresion i jashtëzakonshëm siç mund të ndodhë në atë periudhë. Megjithatë, një gjë është për të ardhur keq, që neve këtë lloj divorci nuk arritëm ta rikuperonim me kalimin e kohës, por kjo e thelloi hendekun midis dy familjeve tona. Në periudhën 1990-1993, pas divorcit, për të qenë i sinqertë, kalova një lloj depresioni të lehtë, që mund të ishte dhe tragjik, por nuk ua ta paraqes si të tillë. Kalova një lloj shqetësimi të jashtëzakonshëm, që koha dalëngadalë mund të bënte punën e vet, por megjithatë ajo plagë nuk u mbyll.

Divorci është shumë i vështirë sidomos për fëmijët. Kur ka qenë një familje kaq ideale, kaq e mirë, kur ka qenë një familje e mbushur me kaq dashuri, pse ai flet për dhunë? Ka një lloj të drejte. Cila është e drejta e tij? Në momentin e divorcit, ish-bashkëshortja ime e mori në gjyq. Ermali është dëshmitar i shumë skenave në procesin gjyqësor. Kjo gjë nuk duhej të ndodhte, por për fat të keq ndodhi. Ai ishte vetëm 9 vjeç dhe i përjetoi të gjitha gjërat.

     U pyet në gjyq Ermali nga gjyqtari se me kë dëshironte të rrinte?

-Patjetër. Ajo ishte pyetja që bëhet në fund, por çështja nuk ishte kjo. Çështja ishte që ai përjetim që i bëri gjyqit ai, tregoi që nuk e kishte kapërcyer dot dhe e quan veten të dhunuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *