Babai që mbajti peng të birin goditi me sëpatë 2 punonjës policie

Kronike Lajme

Policia e Beratit dha sqarime zyrtare për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen “30 Vjetori” të qytetit, ku një 43 vjeçar dhunoi psikologjikisht të birin duke e mbajtur të mbyllur në banesë.

Në pranga përfundoi Admir Duro, i cili akuzohet se ka mbajtur peng djalin e tij shtetasin A.D, 17 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

“Shtetasi Admir Duro gjithashtu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë për tju shmangur shoqërimit, duke i goditur me sëpatë e sende të forta, për pasojë u dëmtuan lehtë dy efektivë policie”, sqaron policia lokale.

Për më shumë se tri orë pasditen e shkuar, 43 vjeçari u mbyll në banesë duke kundërshtuar forcat e rendit. Ai më pas u ngjit në çati qëlloi me sende të forta policinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Gjithashtu u përgatit Kërkesë Padia për Urdhër Mbrojtje të menjëhershëm, për shtetasin A.D.

42 vjeçari banues në lagjen “30 Vjetori” në Berat kërcënonte të birin 10 vjeçar, duke mos e lejuar të dilte jashtë.

Miri Dura, mësohet se ka pasur djalit pas divorcit vite me pare nga gruaja, e cila është larguar nga banesa

Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Menjëherë, policia dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Fëmija mësohet se ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij është ushtruar dhunë psikologjike.

Burri qëlloi me tjegulla nga kati i dytë i banesës, ndërsa kërcënoi policinë, duke u hedhur copa tjegullash.

Burri mësohet se ishte në gjendje depresive. Divorci me bashkëshorten vite më parë, papunësia dhe pamundësia ekonomike, janë shkaqet për gjendjen e rënduar të tij.

Burri qëndroi fillimisht në banesë dhe më pas u ngjit në çati duke kërcënuar se do të hidhej, duke hedhur tjegulla në drejtim të forcave të rendit.

Për fat nuk shkaktoi të plagosur, vetëm një polic u lëndua në dorë. Pas disa orësh rezistence, policia arriti ta izoloje dhe ta shoqëroi ne spital.

Nga lagje u larguan menjëherë mjetet e parkuara në anë të rrugës, ndërkohë që nuk lejohet lëvizja e banorëve në rrugë. /ORA NEWS

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *