“Babalja”/ Gazment Bardhi shmang shoqërimin e detyrueshëm, shkon në gjykatë. Ja dëshmia për audiopërgjimin

Kronike Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është paraqitur sot në Gjykatë për të marrë pjesë në seancën e radhës gjyqësore në procesin e njohur si “Babalja”.
Bardhi ka shmangur kështu shoqërimin me forcë të urdhëruar nga Gjykata duke shkuar vullnetarisht.

Prokuroria e Tiranës gjithashtu ka marrë të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Për rastin e përgjimit të publikuar dhe në media ku akuzohej vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj janë pyetur disa persona, ndërsa sot do të dëshmojë Gazment Bardhi. Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm vetëm Fredi Alizoti pasi ish-deputeti Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, gjithashtu i pandehur mungonin.

“Vendimi për shoqërim është i paligjshëm, duke vlerësuar rëndësinë e procesit jam paraqitur i njoftuar nga media. Nuk është video-përgjim por është audio, ishte një investigim gazetaresk. Për shkak të rrezikshmërisë së Agron Xhafajt, audioja nuk ishte çuar deri në fund. Xhafaj ishte i dënuar në Itali dhe fatmirësisht në sajë të atij publikimi drejtësia u vu në vend. S’kam pasur njoftim për të ardhur në seancë. Është i paligjshëm urdhri për shoqërim të detyrueshëm”, deklaroi Bardhi.

Ndërsa më tej, i pyetur nga prokuroria se si i ka rënë në dorë audio përgjimi, Bardhi deklaroi se ka qenë një investigim investigim gazetaresk. Ai ka theksuar se “pas denoncimit të PD Agron Geron Xhafaj vuajti dënimin”.

Me tej u shpreh se audio pergjimin e solli nje gazetar dhe nga fakti se i rrezikohej jeta e depozitoi prane PD-se.

Lidhur me hetimet per dosjen ne fjale kujtojme se Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm vetëm Fredi Alizoti pasi ish-deputeti Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, gjithashtu i pandehur, mungonin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *