Balla akuza të forta Bashës dhe Panaritit: Si iu dha toka me qera Balilajve, a po vendosen gjoba për hatër të kunatit?!

Kryesore Lajme Politikë

Ndërsa opozita paraqiste sot platformën antimafia, mazhoranca e vetme në Kuvend i ka mbyllur diskutimet me pak orë debate. Në prej atyre që nuk i kurseu akuzat në drejtim të demokratëve dhe ish-ministrave të LSI-së ka qenë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Duke folur për ligjin për pronësinë e tokës, Balla i kërkoi Peleshit hartimin e një ligji të ri për të riparë të gjitha kontratat e dhëna me qira të tokave. Balla përmendi rastin e familjes Balili e cila tha se ka marrë nga shtetit 90 hektarë tokë, dhe këtu ka bërë përgjegjës ish-ministrin Panariti.

Fjala e plotë e Ballës:

Panariti firmosi kontratë qeraje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën sepse kontratën e kanë qepur mirë. 

Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t’u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qëndër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër. S’mund të flasë për oligarkët gjobaxhiu më i madh i tyre, Lulzim Basha.

Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha? Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S’dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele. 

Sa për vettingun e politikës nuk ka asnjë zgjidhje tjetër më të mirë se sa SPAK & BKH. Nënvizoj kërkesën tonë të bëjmë një audit të plotë për tokat e dhëna me qera. Ato që nuk janë shfrytëzuar duhet t’i kthehen shtetit që t’i vendosë në dispozicion të ekonomisë shtetërore.

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/287654645401453/?t=4

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *