Balla: Dorëhiqem, nëse kam udhëtuar me Begon në Korfuz

Kryesore Lajme Politikë

I akuzuar se ka favorizuar Edmond Begon në fitimin e tenderëve publikë, Taulant Balla në studion e “Top Show” ka mohuar kategorikisht që diçka e tillë të ketë ndodhur.

“E njoh, por s’e kam ndihmuar kurrë për asnjë lloj problemi me shtetin”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ai ka mohuar edhe akuzat se bashkë me Begon ka udhëtuar në Korfuz, duke theksuar se nëse provohet e kundërta ai dorëhiqet si deputet.

“Nëse unë kam qenë në makinë me Begon në Korfuz atëherë lë mandatin e deputetit, nëse kjo verifikohet”, u përgjigj Balla, pasi u pyet nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka qenë pjesë e panelit të gazetarëve në studion e “Top Show”.

Balla mohoi akuzat e bërë në vijimësi ndaj tij prej opozitës, se ka bashkëpunon me bandat kriminale në Elbasan.

“Janë akuza tërësisht të pavërteta. Nuk kam lidhje me asnjë prej bandave kriminale, jo vetëm në Elbasan, por në asnjë vend tjetër”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së mohoi totalisht që bandat kriminale të kenë qenë problem për zgjedhjet në qarkun e Elbasanit dhe për më tepër, te kenë ndihmuar atë dhe deputetët e mazhorancës.

“Unë po them, se as unë dhe asnjë nga deputetet e PS-së nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga grupet kriminale. Për mua të gjitha bandat duhet të marrin dënimin e merituar. Unë nuk mbroj njërën dhe sulmoj tjetrën. Asnjëherë Taulant Balla, nuk kanë barë pazar me asnjë prej bandave”, deklaroi deputeti i PS-së. Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *