Balla: Propozimi i Bashës për vetting i dështuar, e garanton 100% Reforma në Drejtësi

Kryesore Lajme Politikë

Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të hënë grupin parlamentar, ku mes të tjerave është diskutuar për propozimin e kreu të PD, Lulzim Basha për vettingun e politikanëve.

Burime nga mbledhja, bëjnë të ditur se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka thënë deputetëve se propozimi i opozitës është i dështuar.

“Propozimi i Bashës për vetting të politikës është një propagandë e tij. Ne jemi gati për vetting të vërtetë dhe këtë e garanton 100% reforma në drejtësi“, mësohet se ka thënë Balla.

Po ashtu kreu i grupit parlamentar socialist ka thënë se Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK-u garantojnë plotësisht vettingun për politikanët.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *