Balla publikon foton e Bashës me vëllain e pronarit të toyotas me 3.4 milionë euro

Kronike Kryesore Politikë shtojca

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ashtu siç edhe kishte premtuar dy ditë më parë ka publikuar një fakt që e lidh kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha me personat që prisnin toyotën me 3.4 milionë euro që u bllokua nga policia me 3.4 milionë euro. Balla nga foltorja e Kuvendit bëri publike një foto të Lulzim Bashës me disa persona dalë në zyrën e tij. Sipas Ballës njëri prej tyre është vëllai i personave të arrestuar si pritës të makinë Toyota Yaris.

“Ja ku je Lulzim me vëllanë e personave në kërkim për drogë, për paratë. Ja ku e ke. Ja ku je Lulzim me vëllain e dy personave E.V dhe A.V të shpallur në kërkim si pritës të parave. Ja ku e keni në zyrën e Lulzim Bashës. I vëllai me iniciale A.V. Vëllai i dy personave që prisnin paratë në zyrën e Lulzimit. Toyotën kam frikë se mos e prisje ti mor Lulzim, dyshoj. A i shërbeu Lulzim Basha këtyre djemve, vëllait të mikut të Lulzimit në zyrë të Lulzimit, kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Unë këtë provë do ja dorëzoj sot drejtësisë siç bëra dje. Kjo është prova se ky derdimen që e keni bërë kryetar partie është jo i paaftë por është një budalla që njofton vëllain e mikut nga foltorja e Kuvendit që mos ti bjerë nga Ankona por nga Bari, kjo është prova. tha Balla.

Ndërkohë Basha u largua nga seanca menjëherë pasi mbaroi fjalën e tij në foltore.

Ne replike Edmond Spaho u shprehTaulant shiko hetimin se mos të dalë gjë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *