Balla replikon me Bashën: I pandehur Lulzim të pres në Gjykatë, mos u fshih!

Lajme Politikë

Në një postim në fb, Balla shkruan: “I pandehur Lulëzim Xhelal Basha, të pres në Gjykatë! Mos u fshih, siç ike dje nga salla e Kuvendit. As të marrësh raport mjekësor”.

Ndersa me pas, Balla leshoi kete deklarate per median: “Pas shpifjeve dhe ofendimeve të reja të Lulzim Bashës, tanimë drejtuar gjithë grupit parlamentar, ndërkohë që jemi të bindur se afera e eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht pasi të kapen autorët në kërkim (me të cilët lidhja e PD është antike ndërsa e Lulzim Bashës me ta është së paku fotografike), po vlerësojmë çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda të një padie të tretë, në tre ditë, për gojën e tij të përdale totalisht pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave.
Është përditë e më e qartë se përfshirja në debatin e baltës e të llumit me të e me partinë e tij, thjesht na bën pis edhe ne duke lodhur e mërzitur shqiptarët. Ne do të përfshihemi më shumë me opozitën reale, e cila gjendet në territorin ku janë hallet e problemet e njerëzve.
Me opozitën reale që është mes njerëzve të zakonshëm që ngrenë zërin sa herë u japim mundësinë e kontaktit me ta.
Me opoziten reale që është në rrjetet sociale e mes grupeve të interesit që presin më shumë nga ne dhe kërkojnë më shumë prej nesh.
Ndërsa me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij ne do të ndjekim gjithnjë e më shumë rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e më genjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet të mësojmë të sjellin prova para publikut ose të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve”.

Basha ne konferencen per shtyp deklaroi se fotoja e botuar nga Balla tregon se kryetari i grupit te PS-se eshte kapobanda i grupit te bandes se Elbasanit qe po transportonin 3,4 milione eurot.

Selia e PS kanë reaguar menjëherë pas akuzave të Bashës duke sqaruar se ‘fotoja e kryetarit të PD me vëllanë e njërit prej të kërkuarve Vladi është marrë në profilin e Halit Markut, kryetar i PD, dega Laprakë’. Edhe nga një kërkim i thjeshtë në faqen e Facebook të Halit Markut gjendet fotoja e liderit të PD me vëllanë e të kërkuarit.

 

 

No automatic alt text available.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *