Banda e Bajrajve, Kryemadhi: Bushati i ka patur truproja. Deri në qershor largojmë Ramën

Kryesore Lajme Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar akuzat ndaj ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, pas atyre të bëra nga deputeti demokrat Edi Paloka, vetëm disa minuta pas arrestimit të 11 anëtarëve të bandës së Bajrajve në Shkodër.

Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, Kryemadhi tha se këta persona, Ditmir Bushati i ka patur badigardët e vet në fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

“Ne gjithmonë e inkurajojmë dhe suportojmë policinë e Shtetit, ne nuk suportojmë inkriminimin e policisë. Shpresoj që të jetë një aksion, siç është në të vërtetë në bashkëpunim me ndërkombëtarët, dhe të ketë rezultat. Mendoj se është shumë e rëndësishme sa është i lidhur Rama me këtë bandë, sa është i lidhur Bushati, dhe ndikimi në zgjedhjet e kaluara. Deri ku shtrihen falangat e tyre. Nuk është problemi se arrestohen 11 burra, por sa është i shtrirë ndikimi i tyre. Bushati i ka patur badigardët e vet në fushatë elektorale, e dimë shumë mirë si terrorizoheshin njerëzit në fushatë”, tha kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

E pyetur nëse LSI do hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër, Kryemadhi tha se ai nuk do jetë deri ën qershor kryeministër, por nuk e ka specifikuar se si do ikë kryeministri.

“Ne sot nuk jemi në një situatë normale që luan me rregullat e lojës. Sot nuk diskutohet çfarë do marra PD apo LSI bë zgjedhje. Opozita duhet të krehi këtë qeveri që është bërë e rrezikshme për shqiptarët dhh po bëhet element i rrezikshme dhe për rajonin. Për ne nuk ka rëndësi numri i baskvie, por të mos ketë deformim të votës. Pjesa tjetër është e shqiptarëve që u takon të zgjedhin kandidatët. Unë mendoj se Rama nuk do jetë deri në qershor kryeministër, atëherë kur do zhvillohen zgjedhjet lokale. Rama edhe mund të çmendet. Vetingu në politikë është i rëndësishëm dhe më pas vijnë hapat e tjera”- tha Kryemadhi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *