Banda e Shijakut, Gjykata jep dënimet për 17 persona për heroinën në Has (emrat)

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Gjykata e Posaçme ka dhënë sot dënimin me 123.2 vite burg për 17 personat që akuzohen si të përfshirë në laboratorin e heroinës që u gjet në Has në 2018. Prokuroria gjeti të përfshirë emra të njohur, mes të cilëve grupi i Avdylajve të Shijakut dhe vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Gjevi Ndoka i cili u dënua me 8.8 vite burg.

12 vite u dënua koka e grupit, Admir Hoxha, i cili është në kërkim nga drejtësia, raporton gazetarja e ABC, Glidona Daci. Anëtarët e grupit u dënuan për “Trafik të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Vendimet e dënimit
Gjevi Ndoka  8 vjet 8 muaj
Altin Avdyli  6 vjet 8 muaj
Esat Mehmeti  10 vite
Petrit Suljemani  8 vjet 8 muaj
Sajmir Sulejmani  8 vite
Hajri Seferi  10 vjet 8 muaj
Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj
Shkëlqim Avdyli  4 vjet 8 muaj
Mario Zeqiri  4 vjet 8 muaj
Elton Shehaj  4 vjet 8 muaj
Ardit Gjyriqi  4 vjet 8 muaj
Admir Hoxha  12 vite
Hekuran Hoxha  10 vjet 8 muaj
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vjet konvertuar 24 muaj sherbim prove
Xhavit Shyti   8 vite
Flamur Çela 8 vite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *