Banorët e Thethit bëjnë gjestin prekës dhe japin shembullin e mirë

Provinca

Edhe pse janë thuajse totalisht të izoluar dhe mes shumë vështirësive banorët e Thethit kanë ditur që të solidarizohen me zonat e përmbytura të NënShkodrës.

Vëllezërit Guri kanë dhënë shembullin e tyre edhe në emër të banorëve të tjerë të Thethit. Ata kanë dërguar ndihma për fshatin Obot si më i prekuri nga këto përmbytje. Vëllezërit Guri kanë mundesuar 1300 bidonë uji 2.5 litërsh, 100 bidonë uji 8 litërsh si dhe një bot me ujë të pishëm 12000 litër.

Ky është një rast që duhet vlerësuar dhe që vjen nga banorë të cilët edhe pse të bllokuar për vete kanë gjetur forcën dhe kurajon për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura. Ky lloj solidariteti i mungon në tërësi shoqërisë shqiptare dhe ky rast shënon një shembull pozitiv që duhet ndjekur edhe nga ne të tjerët.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *