Barca fiton Superkupën, Messi ngre kupën e parë si kapiten

Botë Kryesore Sport

Barcelona ka arkivuar trofeun e parë per këtë sezon, duke fituar Superkupën e Spanjës. Ekipi i udhëhequr nga Leo Messi pati një përballje jo të lehtë me Seviljen.

Ndeshja e mbrëmshme nisi më mirë për Seviljen, e cila kaloi e para në avantazh me anë të Pablo Sarabia. Ky gol zgjon nga gjumi ekipin katalanas, i cili nuk po arrinte të jepte ndonjë lojë të bukur.

Barazimi vjen në minutën 43-te nga mbrojtësi Gerard Pique. Pjesa e dytë nisi disi më mirë për Barcelonën, e cila e gjen avantazhin falë nje supergoditje nga jashtë zone të Osman Dembele, i cili ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.

Sevilja nuk pajtohet me këte rezulat dhe ka mundësinë e artë që ta cojë ndeshjen në shtese, pasi dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt fiton nje penallti. Por Wissam Ben Yedder nuk gjuan saktë dhe portieri Te Stegen arrin ta presë, duke u “shfajesuar” kështu si lojtari që e shkaktoi penalltinë.

Me një Sevilje e pafat, Barcelones nuk i mbetet gjë tjetër vecse të shijojë trofeun e parë. Per yllin argjentinas Leo Messi ky ishte trofeu i parë që e con lart si kapiten i Barcelonës.

 Lionel Messi lifted the trophy after Sevilla lost a good fight

https://www.facebook.com/fcbarcelona/videos/10157040570879305/?t=3

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *