Barcelona-Real Madrid, Messi: Arbitër, po e bën në brekë

Botë Kryesore Sport

Gjurma 7 Maj 2018

Emocione, spektakël, tension, gola e karton të kuq, por “El Clasico” këtë herw nuk pati fitues edhe pse që prej fundit të pjesës së parë Barcelona luajti me një lojtar më pak.

Barcelona kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Suarez, por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë. Ishte pikërisht portugezi Ronaldo, ai i cili arriti të shënojë golin e barazimin në këtë pjesën e të parë për Realin. Ishte një aksion mjaft i bukur i Realit, me Kros që kroson për Benzema dhe francezi ul topin për Ronaldon, që e shtyn në rrjetën e Ter Stegen.

Ndërkohë në fundin e pjesës së parë nuk munguan dhe tensionet. Suarez dhe Sergio Ramos u konfrontuan në fushë dhe gjyqtari i ndëshkoi me karton të verdhë. Vetëm 2 minuta më pas, Sergio Roberto u ndëshkua me kartonin e kuq për goditje ndaj Marcelos.

Me të filluar pjesa e dytë, ai që kishte munguar deri në ato momente, Lionel Messi del në skenë dhe realizon golin e avantazhit për Barcelonën.

Beteja për një ndeshje që vlente më shumë nder sesa pikë, u pasurua me golin e bukur të uellsianit Gareth Bale, që fiksoi dhe barazimin 2-2 në një Klasike plot rivalitet që kalon gjithmonë kufijtë e futbollit.

Messi debat me arbitrin

Sipas mediave spanjolle, Messi i ka folur shumë ashpër arbitrit të takimit Barcelona-Real në korridorin që të çon në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të pjesës së parë.

Argjentinasi kishte ankesa për ndëshkimin me karton të kuq të Sergi Robertos për një goditje në fytyrë ndaj Marcelos. “Carrusel Deportivo” bën me dije se frazat e yllit të Barcelonës kanë qenë këto: “Po e bën në brekë! Po i fal gjëra Realit”.

Sergio Ramos e konfirmoi këtë lajm, duke thënë se Messi i foli arbitrit Hernandez Hernandez gati një minutë, edhe pse e kishte një karton të verdhë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *