Basha akuza të forta për Ramën: Dërgoi sot emisarin tek një ish-komandant i UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua. I ka ofruar…

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kthyer çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së, e cila ka përfshirë në debat dhe politikën në Shqipëri.

Në një intervistë për Syri.net lideri opozitar tha se Edi Rama ka dërguar sot emisar tek një ish-komandat i UÇK-së që t’i ofrojë tendera dhe para.

Kjo sipas Bashës, për të tërhequr fjalët e mira që ky ish-komandat ka thënë për kryedemorkatin. Ndonëse nuk përmendi emra, Basha tha se e di shumë mirë personin që ka takuar ish-komandatin.

“Fabrikim i pastër. Siç edhe doli. E kam thënë un vetë e kam deklaruar në CV-në , CV-ja është botuar që në 2004 është botuar në anglisht, 2005 kur jam bashkëngjitur komitetit të orientimit të politikave është botuar në shqip. Ju e mbani mend sepse ju e mbani mend kur ka dalë Sali Berisha ka deklaruar, ka lexuar CV-të e 42 anëtarëve të KOP-it, ka lexuar dhe CV-në time. Atë po jap përgjigje, janë gjera publike ua kam thënë, nuk kam… jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite. Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr dhe këtë histori ja rrëzojnë miqtë e tij më të ngushtë, Dash Peza, Paton Haxhiu. Ja nxorën që janë shpifje. Doni të dini diçka? Ta bëj një lajm të vogël sot? Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe I ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij. Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”, tha Basha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *