Basha, biznesit: Protestoni mos kini frikë, të vijnë të arrestojnë mua të parin

Politikë shtojca

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një takim me biznesin e vogël, që parashikohet të futet në skemën e TVSH tha se qëllimi i kryeministrit Rama është të grabisë shumicën dhe fitimet tja japë pakicës. Basha i bëri thirrje përfaqsuesve të biznesit që të protesojnë dhe të mos kenë frikë, sepse nuk mund ti arrestojnë të gjithë popullin.

“ Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH do të çojë në falimentim e biznesit të vogël do të rritë papunësinë dhe evazionin fiskal. Këtu ka një element politik i cili bashkon këto akte kriminale, tvsh, taksa në rrugën e Kombit, shkatërrimi e teatrit kombëtar. Ky kryeministër urren çdo gjë të pavarur, ndaj kërkon ta shkatërrojë biznesin e vogël do ta  çojë xhiron e bzinesit të vogel në një grusht oligarkësh që po shesin Shqipërinë. E njëjta gje edhe me Teatrin Kombëtar, e njëja gjë me protesuesit në Kukës, terajtimi i tyre si terroristë. Këto janë tipare të një regjimi krimina. Kjo qeveri grabit shumicës dhe i jep pakicës. Protestoni, mos kini frikë, le të më vijnë të më arrestojnë mua të parin, Protestoni nesër në të gjithë Shqipërinë nga ora 11:00-12:00, ulini qepenat e dyqaneve”, theksoi Basha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *