Basha debaton me Baton Haxhiun: Është sekret publik, je këshilltar strategjik i Ramës

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar analistin Baton Haxhiu, një nga këshilltarët strategjikë të Kryeministrit Rama.

Basha e ka konsideruar sekret publik këtë fakt, ndërsa më herët Haxhiu ishte shprehur se një sondazh i kryer prej tij, nuk e nxirrte Bashën fitues në zgjedhjet e 25 prillit.

 Pjesë nga biseda në studio

Basha: Është një sekret publik që ti je një nga këshilltarët strategjikë kryesorë të Kryeministrit Rama.

Haxhiu: Sekret publik?

Basha: Sekret publik.

Haxhiu: Sekret publik që e krijoni ju.

Basha: Kjo është një gjë që dihej publikisht. Unë nuk mendoj se ju ofendoj duke ju thënë këtë, është zgjedhja juaj.

Haxhiu: E kam pranim publik, se e kam mik Edi Ramën. /Opinion.al

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *