Basha: E lehtë të pushtoj kryeministrinë me 10 mijë militantë, por…

Kryesore Politikë

“Është e lehtë të mbledh 10 mijë militantë dhe ta pushtoj me dhunë kryeministrinë. Por, çfarë do ndodhë? Do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti, ktheni institucionet. Nëse çohet populli do marrin Ramën e do i thonë dëgjo popullin lër zyrën”.  Kështu deklaroi Kryetari i PD-së Lulzim Basha në emisionin “Të paekspozuarit” në News24.

Basha shkëmbeu replika me analistët për aksionin opozitar.

Lulzim Basha: Kam folur prej ditës së parë për kriminalizmin dhe drogën kur talleshin të gjithë. Fjalët tona dolën të vërteta pas 5 vitesh. Çfarë thua ti? Unë e dija që erdhi në pushtet me kriminelët, e dija çfarë do bënte me drogën. Çfarë të bëja t’ju thosha shqiptarëve ditën tjetër hajde revolucion.

Fatos Lubonja: Ai të shemb teatrin pa të pyetur ty, pa pyetur presidentin, pa pyetur asnjë njeri, me një letër nga Brukseli. S’keni arritur sukses.

Lulzim Basha: Ka shërbyer për të vetëdijësuar njerëzit e faktorin ndërkombëtar.

Bushati thotë që pushteti është i lidhur me krimin. Që unë dua të rrëzohet Rama që sonte, këtë mos e vër në dyshim. Por kryetari i PD nuk mund të bëjë thirrje ta rrëzojmë me dhunë Ramën se është anti-demokratike. Rrëzimin e një qeverie qoftë dhe me mënyrë anti-demokratike është populli. PD ka detyrë ta bindë popullin dhe të ofrojë alternativë. Unë po paraqes para shqiptarëve alternativën për të shkallmuar këtë sistem. Unë jam në orlin tim si kryetar i opozitës për të bindur ty dhe njerëzit se un ë kam një alternativë. Kjo alternativë nuk merret vetëm me personin e Edi Ramës por sistemin që ai ka ndërtuar.

Fatos Lubonja: Nëse flisni për dekriminalizimin dhe vettingun nuk janë alternativa.

Lulzim Basha: Alternativa janë, si realizohet është diçka tjetër. Hajde çohuni, ti i pari Fatos me Andin unë në krahun tuaj. Kur del popullit atje është ndryshim me forcën e sovranit.

Është e lehtë të mbledh 10 mijë militantë dhe ta pushtoj me dhunë kryeministrinë.

Por, çfarë do ndodhë? Do çohet Merkeli, Trump dhe do thonë grusht shteti, ktheni institucionet. Nëse çohet populli do marrin Ramën e do i thonë dëgjo popullin lër zyrën.

Andi Bushati: Nuk iu kërkoi njeri të bëni revolucion, as të bëni heroin. Të bëni detyrën tuaj.

Ç’kuptim ka anëtarët e këshillit bashkiak të qëndrojnë në këshill. Ç’kuptim ka që deputetët e opozitës të rrinë në parlament. Ju jeni para zgjedhjes, do shërbeni si fasadë që këtu ka akoma pluralizëm, apo do tërhiqeni.

Lulzim Basha: Ma shpjego.

Andi Bushati: Tërheqje nga këshillat bashkiak, tërheqje nga parlamenti.

Ata thonë që me të njëjtët oligarkë që ndan paratë Rama i ndan dhe Luli.

Lulzim Basha: Asnjëherë, kurrë. S’kam qenë kurrë i ulur me kriminelë. Kam qenë nën presionin e tyre për 4 vjet si kryetar bashkia por nuk kam qenë me ta.

Andi Bushati: Braktisje e një sistemi që të mos bëni më fasadën.

Lulzim Basha: E vetmja negociatë me Edi Ramën është largimi i tij.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *