Kryetari PD-se, Lulzim Basha e ka pritur një surprizë sot në sallën ku ai zhvillon mbledhjen me Grupin Parlamentar të PD-së. Basha nuk ka gjetur dosjet në tryezën e tij, por një tortë çokollatë zbuluar me logon e Partisë Demokratike dhe ku shkruhej “Kryetar, gëzuar ditëlindjen”, pasi mbush 44 vjeç.
Basha ka falenderuar kolegët nga e papritura e bukur dhe ka pritur urimet e tyre. Mësohet se ai ka marrë një dhuratë nga ish-Kryetari i PD-së, Sali Berisha, një stilograf, me këtë rast.
Kjo dhuratë e veçantë e liderit historik te PD-se ndaj Bashes, duket se nënkupton ndonje mesazh te posaçëm për kryedemokratin.
Një surprizë e thjeshtë për ditëlindjen e Kryetarit të Partisë Demokratike.I dashur Kryetar, edhe 100 vite plot gëzime, shëndet e suksese!!
Gepostet von Albana Vokshi am Dienstag, 12. Juni 2018