Basha i pandehur, Balla: Gjykata ta kthejë mbrapsht, hetimi nga SPAK,  jo nga KÇK

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Partia Socialiste del kundër konkluzioneve të prokurorëve sa i takon akuzës së ngritur ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për falsifikim të dokumenteve sa i përket kontrata të lobimit në SHBA në vlerën e 625 mijë USD. Reagimi i parë dhe i fortë erdhi nga numri dy i kësaj partie, Taulant Balla nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale deklaron se Basha nuk mund të akuzohet vetëm si falsifikator.

“Lulzim Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë  USD dhe vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, reagon Balla.

Ndërsa i shprehet se gjykata duhet ta kthehjë mbrapsht këtë konkluzion të arritur të prokruroëve. “Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, thekson Ball, i cili aludon për ndonjë vendim të ndikuar të prokurorëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *