Basha i “tund prangat”, i përmend burgun Ramës: Dosjet janë gati

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se ndryshe nga Edi Rama, ai nuk mund të rrinte duarkryq dhe të shihte se si po shkatërrohet vendi. Për këtë arsye, opozita bëri propozimin me 5 pika.

“Njerëzit janë mbi gjithçka,” tha Basha.

I pyetur nëse mund të ketë një bashkëqeverisje për zbatimin e këtyre pikave, Basha u zotua se nuk ka kurrë bashkëqeverisje me Ramën.

“Dosjet e Edi Ramës janë gati. Edi Rama do të shkojë për ndjekje penale dhe sa më takon mua, nesër si kryeministër do marrë ndëshkimin e merituar nga drejtësia. Pas 25 prillit, kam vetëm një mesazh: e pret drejtësia. Atë dhe një grusht njerëzish që i kanë pirë gjakun vendit.

Nuk ka koalicion me të keqen, nuk ka bashkëqeverisje me të keqen. Po nuk larguam të keqen me votë, nuk ka ndryshim. Në emrin tim personal, të PD dhe të Opozitës së Bashkuar, nuk ka dhe nuk do ketë bashkëqeverisje me Ramën. Edi Rama do të shkojë para drejtësisë.

Rama nuk ka shpëtim, është i pashpresë, vetëm po anuloi datën e zgjedhjeve. Është i pashpresë për arsyen e thjeshtë dhe të vetme: për dy mandatet e shkatërrimit të ekonomisë dhe institucioneve, për dy mandatet e premtimeve të pambajtura,” tha Basha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *