Basha: Ja oferta ime për të nxjerrë shqiptarët dhe vendin nga udhëkryqi “Rama”

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në ‘Çim Peka Live’ se Rama ka luajtur me panikun e shqiptarëve në mënyrë më të paskrupullt, kur infeksionet ishin 40 përqind më të ulta.

‘Kriza jonë është dy herë më e thellë se në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, sepse pushtetit i ka dalë nga kontrolli pandemia”, tha ai.

Ndersa shpalli oferten e tij per shqiptaret per zgjedhjet e 25 prillit, duke deklaruar nuk do te lejonte qe nje kryeminister kishte dy mandate ne pushtet.

Lulzim Basha: Shqiptarët më 25 Prill do të vendosin, janë një udhëkryq, do të vendosin, do të vazhdojmë dhe 4 vite të tjera kështu me këtë që e provuam 8 vite dhe na solli këtu ku na solli që nuk mbajti një premtim mo, një premtim të vetëm. Pyetja tjetër pastaj, pyetje tjetër pastaj.
Mentor Nazarko: Kjo është, kjo është…
Çim Peka: Nuk ka tjetër me..
Lulzim Basha: 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, legalizime falas, uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, heqjen e TVSH-së. Më fal, heqjen e TVSH-së për shportën ushqimore, uljen e TVSH-së për energjinë. Më kujtoni një premtim të tijin që ka mbajtur. S’ka mbajtur asnjë premtim. 8 vite e ka pasur shansin, askush s’ka pasur më shumë pushtet dhe dorë të lirë si Edi Rama, i kontrollon të gjitha, të gjitha dhe nuk ja doli. A ka një arsye që ky njeri që s’bëri dot këto për këto 8 vite, ti bëjë 4 vitet e ardhshme?

Kjo është arsyeja e parë. Arsyeja e dytë është që shoqëritë po ndahen me shpejtësi në ato që lejojnë rrotacionin, se uji ka nevojë të lëvizë se për ndryshe qelbet thotë fjala e urtë popullore dhe ato ku sundimtari për hir të mbajtjes së pushtetin fillon te shkatërroj gjithëve ato ku sundimtari për hir të mbajtjes së pushtetin fillon te shkatërroj gjithçka. Si fillim shkatërron institucionet, fillon t’i kap pak nga pak. Pastaj shkatërron liritë individuale. Pastaj hipë te elita, fillon të shkatërroj ose korrupton mediat, universitetet e kështu me radhë. Dhe ky proces degradimi ka nisur me Edi Ramën.

Do ta ndal unë këtë proces dhe do ti rikthehemi dhe njëherë asaj ane të perdes së hekurt ku mbizotëron liria e mendimit, liria e shprehjes, sundimi i ligjit jo sundimi i njëshit. Unë besoj se po dhe prandaj në platformën time politike dhe jo më ekonomike e kam bërë fare të qartë. Kontrolli dhe balanca e pushteteve kufizimi I termave, një kryeministër nuk mund të marrë kurrë më shumë se dy mandate do të jetë realitet me parlamentin e ardhshëm po qe nevoja edhe me referendum popullor.

Ky është programi im kjo është oferta ime për shqiptarët dhe kjo është ajo që do të vendosin në 25 prill shqiptarët. Nuk janë llogari në tavolinë është jeta e tyre është e ardhmja e tyre dhe unë besoj fortë që me planin tim ekonomik dhe me përqasjen tonë politike ne do sjellim një shpresë të re për Shqipërinë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *