Basha: Jeni përgjuar në Selanik për pazare me Bacën! Rilindja, kërmë që…

Kryesore Lajme Politikë

Me replika te ashpra ka nisur ne seanca e Parlamentit, ku kryedemokrati Basha eshte kapur me fjale ne distance me kreun e grupit te PS-se, Balla.

“Derrkuc, hajdut, kërriç me Toyota mos me nderprit fjalen”, i eshte drejtuar Basha. ““Me kërriçin e toyota yaris nuk kamë ndërmend të replikoj, se fjalimi ishte për të zhvendosur vëmendjen, këtë teke ta hanë këta të tjerët, qepe gojën, hadut, derrkuc, qepe gojën”, akuzoi Basha, Taulant Ballën.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar sërish maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit për çështjen e Teatrit dhe lidhje me krimin e organizuar. Basha nuk kurseu as ambasadorët e huaj në vendin tonë kur u shpreh se me deklaratat për peshqit e mëdhenj ata po gënjejnë veten.

Lulzim Basha: Qëllimi i tij është pastrimi i parave të pista me mënyrën personale, pa përfillur as ligje, e duke përfituar pronën publike. Iu janë njohur pronat por nuk iu kthehen. Hajduti i sëmurë, krimineli me kollare, e gjithë karriera e Edi Ramës është e lidhur me vjedhjen me ndërtuesit të hapësirave publike të Tiranës. Të gjithë e dimë sesi Edi Rama si ministër Kulture zbuloi paranë e madhe që bëhet nga ndërtimi.

Nuk mbeti trafikant droge e kriminel pa i dhënë 20%. Tani si Kryeministër jep leje ndërtimi nga Velipoja në Ksamil. Bashkëqeverisje me krimin. Mos hapja e negociatave është rezultat i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Është rezultat i mbrojtjes së Dakos, Balilajt, Habilajt. Zotërinj ambasadorë, mos gënjeni veten, peshqit e mëdhenj janë pranë jush në çdo dalje zyrtare e në Parlament. Rama është një politikan i kapur dhe i korruptuar. Fillimi i të gjitha ndryshimeve është largimi i Ramës.

Mos gënjeni veten tuaj zotëri ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më. Peshqit e mëdhenj janë në krahët e tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podiumin e qeverisë këtu në Parlament. Edi Rama zgjodhi  krimin dhe jo Shqipërinë dhe sot ai nuk del dot më nga vatha e krimit.

Ai nuk është thjesht një politikan ballkanik i korruptuar dhe i inkriminuar, ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar tërësisht nga krimi. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha, por ndryshimi i parë është largimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij kriminal. Vetëm atëherë Shqipëria do të shohë përpara me optimizëm.

Paralajmërova që pas kultivimit të kanabisit, krimi në vend do të evoluonte në drogat e forta dhe pastrimin e parave të pista. Paralajmërova edhe se do të shkatërrohej çdo proces demokratik politik. Thashë se i vetmi interes i Edi Ramës do të ishte ruajtja e pushtetit të tij me çdo mjet. Edhe pse isha i bindur, nuk e prisja që për 10 muaj të kalbëzohej e të falimentonte shteti në këtë mënyrë”, deklaroi Basha.

“E keqja ka shpërthyer në 10 muaj e po qelb Shqipërinë dhe Evropën. Rilindja ka dalë lakuriq dhe të gjithë kanë zbuluar se është kërmë që mbjell kolerën. Po mbijnë nga hiçi kulla të larta, Shqipëria po kthehet në lavatriçe pastrimi parash të pista”, shtoi Basha.

Kryedemokrati theksoi se “drejtësia në vend është fasadë, me prokurorinë e kapur nga kryeministri, që nuk ka kapur asnjë kokë krimi apo politikan të lidhur me krimin”.

Ndersa ka bere te ditur se jane filmuar ne Selanik duke bere pazare me drogen.

Basha: Derrkuci i Toyota Auris, jeni përgjuar nga shërbimet e huaja duke bërë pazare me Bacën në Selanik. Jeni përgjuar nga shërbimet e huaja duke dhënë garanci. Ua kanë vënë kryqin nga Berlini në Romë, por kryqin e madh do t’ua vënë shqiptarët.  Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere, nuk keni për ti shpëtuar dot kësaj ju, jeni të përgjuar duke bërë pazarin me Bacën në Selanik…
Balla nga vendi: Baca ja ku është.. Një Bacë është Saliu është.. Ditmiri i thotë Padrino, por Baca Sali është.
Basha: Si sallam ke për të vajt.. Merr avokat..

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *