Basha mban ‘sekret’ vettingun në politikë: Më parë të shprehet Rama, Ruçi të na mbledhë të premten

Lajme Politikë

Pasi Partia Demokratike inicioi nisëm për vettingun në politikë, madje dërgoi në Kuvend edhe një projektligj, ende nuk dihen detaje se si do të procedohet me këtë projekt.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari Lulzim Basha u pyet lidhur me faktin se cilët do të jenë mekanizmat që do të përdoren për vettingun në politikë dhe se kush institucione ndërkombëtare do ta mbikëqyrin atë, lideri opozitar u tregua i rezervuar. Ai tha se si fillim presin qëndrimin e Ramës lidhur me këtë çështje, nëse ky i fundit është pro apo kundër vettingut në politikë.

“PD dhe opozita ka një plan të detajuar për 5 rregullat ku do të mbështetemi. E para dhe kryesorja për vettingun në politikë është shprehja e pro tij. Ndaj duhet të votojmë amendamentet kushtetuese. Unë nuk do të lejoj që asnjë lloj diskutimi të merret peng nga diskutime teknike. Procedura si arrihen faktet e keni në Kushtetutë. Këto janë parimet dhe për gjithçka që ka te bëjë me zbatimin e vettingut në politike do t’i paraqesim detajet dhe do i çojmë në Kuvend. Por jo para se Rama të jetë shprehur qartë para shqiptarëve jo më me fjalë, por me votë. ‘Jam pro apo kundër vetttingut në politikë’. Të enjten duhet të mblidhet Komisioni i Legjislacionit. Më pas do të veprojmë hap pas hapi që rrjeta e vettingut në politikë mos të lërë as peshq e as balena që të rrëshqasin nga rrjeta”, tha Basha.

Po ashtu ai shtoi se: “Ne kemi paraqitur këtë propozim politik që është detyre e politikës është radha të pyesni Ramën, do ta votojë dhe pse nuk do ta votojë. Një gjë është e sigurtë, Shqipëria do të çlirohet nga bashkëqeverisja me krimin. Detyra jonë, ta bëjmë sa më shpejt dhe me një faturë të sa më të vogël për shqiptarët. Vettignu në politikë është fjalë për fjalë i njëjti instrumen si për vetingun e gjyqtarëve.

Teksti ka shkuar në Venezia është aprovuar për gjyqtarët dhe prokurorët dhe pa pyetur e bënë për policët dhe gardistët, tani që vjen puna të politikanët duan ta çojnë në Venezia. Kjo është një Alibi. Nuk pranojmë të tërhiqemi zvarrë. Kemi propozuar një zgjidhje nëse pala tjetër e bllokon atë ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Sot është dita të ktheni kamerat nga ata që po e bllokojnë këtë proces dhe ti pyesni”.

Ndersa ka bere thirrje ne adrese te kryeparlementarit Gramoz Ruçi per te mbledhur keshillin e Legjislacionit dhe komisionin e Ligjeve per shqyrtimin e nismes.

“Të premten Gramoz Ruçi duhet të mbledhë këshillin e legjislacionit dhe komisionin e ligjeve për të nisur pa vonesë procedurën kushtetuese të amendimeve kushtetuese. Opozita ka vendosur të njëjtat definicone, i njëjti ligji si për gjyqtarët e prokurorët janë votuar nga Rama, Tahiri, Xhafaj dhe nuk ka pse të ketë alibira.

Opozita nuk do të jetë fasadë e një qeverie që do të bashkëqeverisë me krimin, ndaj është emergjencë të nisë menjëherë procedura.

Nuk do të lejoj që për sa kam në dorë, të kapet të merret peng nga diskutime teksnike, që natyrisht do të bëhen pasi të merret vendimi politik”, theksoi Basha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *