Basha mbledh kryebashkiakët dhe kerët e PD në rrethe, ne fokus aksioni opozitar

Lajme Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur kryebashkiakët e djathtë dhe kerët e PD-së në ambientet e selisë blu.

Gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj nga ambientet se selisë së PD-së raporton se në takim do të diskutohet mbi vijueshmërinë e aksionit opozitar.

“Ka nisur takimi me kryetarët e PDsë dhe rrethe dhe me 15 kryebashkiakët e djathtë. Është një takim konsultativ, që vjen në vazhdën e takimeve të zotit Basha në rrethe. Basha do diskutojë gjerësisht axhendën e opozitës, ndërsa të premten pritet të mbledhë Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar. Në rrgë informale kam mësuar se do vijojnë protestat, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhje të 30 qershorit. Për PD dhe aleatët korriku dhe vera do të shoqërohen me aksion intensiv”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *