Basha: Merrni situatën në dorë kundër regjimit të Ramës

Politikë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar ngritjen e popullit kundër asaj qe e cileson si regjim kriminal të Edi Ramës.

Me një thirrje në faqen e tij në Facebook, Basha kërkon edhe nga deputetët e ndershëm socialistë që të dalin kundër kreut të tyre.

Postimi i plotë

Protesta e Kukesit nxorri fytyten e vertete te nje regjimi kriminal qe qendron ne pushtet permes manipulimit dhe forces. Sot eshte e qarte se Edi Rama ka privatizuar shtetin dhe kontrollon te gjitha pushtetet policinë, prokurorine, gjykatat.

Fasada ka rene. Propaganda ka rene.

Tani te gjithe shohin lakuriq nje regjim privat kriminal që nuk ka lidhje me demokracinë, me shtetin ligjor me vlerat europiane. Ka katër ditë që qeveria, policia, prokuroria dhe sot gjykata po dhunojnë dhe shkelin të drejtat e qytetarëve të pambrojtur vetëm pse ngritën zërin kundër qeverisë.

Sot po bëhet gjykimi i tyre sikur të ishin organziatë mafioze, me dyer të mbyllura dhe nën masa policore qe tregojne friken e Edi Rames nga populli. Sot deputetët e opozites janë ndaluar me dhunë të hyjnë në sallën e gjyqit, sikur të ishin kriminelë.

Akti i fundit i degradimit te çdo pushteti eshte kur kthehen kunder popullit te tyre. Sot të gjithë po kuptojnë që një regjim që mbështetet mbi drogën dhe krimin prodhin dhunë dhe perplasje.

Sic e pa cdo shqiptar para pak ditesh, Edi Rama ka humbur cdo kontroll nën efektin e subtancave qe merr.

Prandaj ju bëj thirrje te gjithe shqiptareve dhe atyre deputetëve të ndershëm socialistë, që të marrin situatën në dorë dhe të mos lejojnë një aventurier te droguar që ka humbur kontrollin të krijojë përplasje me njerëzit dhe ta coje vendin drejt nje spiraleje dhune per interesat e pasurise dhe pushtetit te tij e te krimineleve qe e rrethojne.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *