Thursday, October 01, 2020

Basha publikon videon: Shqiptarët nuk e meritojnë Ramën si kryeministër

Kryesore Lajme Politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar nje video ne lidhje me nje rapor vjetor te CIA-s, i dale se fundmi ne media.

Nepermjet nje postimi ne Facebook, Basha shkruan se “Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin. Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar.”

Raporti

Inteligjenca amerikane ka dhënë alarmin për rritjen e rrezikut të terrorizmit në Mal të Zi. Në raportin më të fundit të publikuar në fazen zyrtare të CIA-s për vendet e rajonit, thuhet se sekti japonez “Aum Shinrikyo” po përmirëson rrjetin e tij në Malin e Zi, megjithëse shumica e anëtarëve u dëbuan dy vjet më parë.

Mali i Zi është i vetmi vend në rajon, ku CIA paralajmëron për rrezikun e terrorizmit. Nga ana tjetër, CIA thotë se Serbia nuk i zgjidhi problemet kufitare me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Pretendohet se rruga për transportimin e heroinës nga Azia në Evropë kalon nëpër Serbi dhe se ekonomia e saj është e ndjeshme kur është fjala për pastrimin e parave.

Sa i takon Shqipërisë, CIA thotë se ka probleme me pastrimin e parave, si dhe kanale për kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe emigrantëve në atë vend.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, thuhet se po trajtohet problemi i pastrimit të parave dhe korrupsionit, ndërsa gjyqësori është i dobët.

Po ashtu thuhet se Kroacia është një vend tranzit për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Europën Perëndimore.

 

https://web.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/523057504793263/?t=0

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *