Basha: Rama na ka shpallur luftë! Protesta e ardhshme më 21 qershor

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

“Duhet të mbrojmë vendin, qytetarët e Kushtetutën”. Kështu ka deklaruar kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-grupit parlamentar, Kolegjit të kryetarëve dhe kryetarët e bashkive. Ndërkohë që PD-ja ka mbledhur edhe kryesinë ku ka përcaktuar se aksionin e radhës së opozitës.

” Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, Kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo cmim dhe me çdo mjet.  Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit. Jemi në punë të panderprerë. Takime me qytearët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shteti. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi Rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv permes arrestimeve”, mësohet se ka deklaruar Basha në mbledhjen e Kryesisë.

Protesta e ardhshme kombëtare e opozitës do të jetë më 21 Qershor ora 20.00. Ky është lajmi që vjen nga selia e PD-së ku janë mbledhur strukturat më të larta dhe është diskutuar për aksionin opozitar. Siç vihet re, opozitae  ka zhvendosur orën e protestës me 60 minuta, duke e bërë nga ora 19:00 në 20:00.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *