Basha: Rama s’ka interes Teatër pa kulla, fut 200 mln euro në xhep

Lajme Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ka publikuar në facebook, një material video, ku sipas tij tregon sesi vidhet prona e Teatrit dhe prona publike për tu ndërtuar kulla.  Basha shkruan se kryeministri,  nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla, pasi me këto të fundit thotë”ai fut në xhep 200 mln euro”.

Basha shprehet i kuptueshem, me artistët  që kërkojnë një teatër më komod, por sipas tij  mundësi për një teatër të ri janë si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida, ndërsa propozon restaurimin e teatrit aktual. Basha artikulon edhe një herë paralajmërimin për atë që e quan mafia të ndërtimit   duke u shrehur se minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri.

Postimi ne Facebook

Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!

Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë. Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!

Posted by Lulzim Basha on Saturday, July 28, 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *