Basha: Sa herë kapet në krim, Rama sulmon denoncuesit

Kryesore Lajme Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmon gjithnjë denoncuesit e krimit.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit dhe jo vetëm , Basha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video me rastet kur kreu i qeverisë del kundër denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike.

Një prej tyre është rasti i Dritan Zaganit, për të cilin Basha thotë se zbuloi krimin e Saimir Tahirit, por u trajtua si kriminel nga Edi Rama.

Po ashtu përmend edhe Emiliano Nuhun, që sipas Bashës zbuloi krimin e Taulant Ballës dhe Rrahman Rrajës, por që sërish nga Rama u trajtua si kriminel.

“Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit,” shkruan Basha.

Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit:

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 29. September 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *