Basha sfidon Ramën: Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë për viktimat e Covid

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

“Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19”. Kështu deklaroi sot pasdite kryedemokrati Lulzim Basha në një reagim publik për mediat.

Ai theksoi se fshehja e numrit të të vdekurve nga koranavirusi nuk ka ardhur nga mjekët, por nga qeveria.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Shqiptarët prisnin sot përgjigje.

Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën.

Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.

Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë.

Njerëzit po vdesin përditë.

Spitalet po kolapsohen.

Biznesi po falimenton.

Varfëria dhe papunësia po rriten.

Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *