Basha shpall 7 kushtet ndaj PS-së: Ja si zgjidhet ngërçi i Reformës në Drejtësi

Kryesore Lajme Politikë

Pas mbledhjes së grupit të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka paraqitur qëndrimin e partisë më të madhe të opozitës për të zgjidhur ngërçit të krijuar në reformën në Drejtësisë.Në një konferencë për shtyp, Basha ka deklaruar se shkolla e Magjistraturës është kthyer në shkollë shelgjesh, jo si dikur që ishte “Shkollë Plepash”.  Ai e cilësoi si shkollë e Partisë, pranimet në Magjistraturës.

Basha deklarata

Si mund të dilet nga ky kolaps:

E para t’i qëndrojmë besnikë konsensusit të korrikut. Ne i kemi bërë disa nga propozime. Së dyti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në Prokurori. Paligjshmëria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorisë që ka çuar në emërime të paligjshme. Së treti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë me anëtarët e jashtëm të KLGj e KLP dhe duke ëprsëritur sipas ligjit, procedurën e zgjedhjes. Sepse procesi kundër ligjit është i pavlefshëm.  Anëtarët e KLGj dhe KLP duhet të zgjidhen jo sipas qejfeve të mazhorancës.

Së katërti, zgjidhja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese që ajo të bëhet funksionale. Asgjë s’e ndalon Edi Ramën që siç po shemb Teatrin, të fusë në burg këdo. A mendoni se ka një instrument sot që e përdor Edi Ramën që të fusë në burg këdo që mban ngjyrën portokalli? Nuk e kam pyetje retorike.  Ai bën ligj psh kush mban veshur ngjyrë portokalli, duhet futur në burg! Deri dje e pengonte Gjykata Kushtetuese, po sot, kush e pengon?! Deri dje Gjykata e ndalonte dhe hapte procedim penal, kurse sot, nuk ka.psh, sot vendimi i tij mund të ketë të bëjë me pronar, kursimet, dyqanet… Ky ëhstë kufiri midis demokracisë dhe diktaturës.

Ndërprerje e menjëhershme e procesit të njëanshëm në Veting. Shembull epik kemi rastin e gjyqtarit të ish-diktaturës që është një shërbëtor i Edi Ramës. Këto janë pikat kryesore krahas një komisioni të balancuar dhe të paanshëm për të verifkuar sistemin e drejtësisë.   Por, ata që e sollën vendin në këtë pikë duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata kanë emër e mbiemër. Kjo eshte rruga e nxjerrjes së ngerçit të Reformës së Drejtësisë nga llumi i kënetës që ka ngecur.

 

Kushtet e PD-së për dialog

1-Zhbërje të të gjitha rregullave ligjore të miratuar nga ana e mazhorances, kthim ne shinat e 22 korrikut

2-Zgjidhja e paligjshmërisë së Prokurorit të Përgjithshëm, duke i dhënë fund emërimeve politike dhe antiligjore

3-Zgjidhja e procedurës së paligjshmërisë me procedurën e anëtarët e jashtëm KLGJ dhe KLP, duke përsëritur sipas ligjit procedurat e zgjedhjes. Anëtarët jo ligjorë duhet të zgjidhen sipas Kushtetutës.

4-Zgjidhja urgjente e ngërçit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, duke evidentuar mekanzimat ligjorë për të krijuar një gjykatë funksionale.

5- Zgjidhja urgjente nga tejzgjatja e procesit te ngritjes se KLGJ dhe KLP dhe gjetja e mekanizmit qe te filloje menjehere procesi i SPAK, BKH dhe Prokurorit te Pergjitshhem

6- Ecuria normale, nderprerja e menjehershme politike ne kete proces nga ana e mazhorances dhe Edi Rames. Shembulli epik eshte prokruori i diktatures komuniste, qe ka qene ne Shkoder dhe u konfirmua.

7- Nje komision koordinuar, i balancuar dhe i paanshem per te konstituuar organet e reja te drejtesise.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *