Basha shpall programin: Premton 110 mijë vende pune

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar planin ekonomik të partisë  së  tij që  do të  garojë  me sloganin “Shqipëria fiton”, duke prekur një nga një të gjitha angazhimet që ai si kryeministër dhe ekipi i tij do të marrë përsipër. Basha tha se ky program vjen pas rreth 2 viteve punë me ekspertët më të mirë të ekonomisë, financave, turizmit, shëndetësisë, çështjeve sociale dhe me partnerët ndërkombëtarë.

 

 

 

Kryedemokrati Basha deklaroi se në mandatin e parë të qeverisjes së tij do të zhduket varfëria ekstreme, teksa premtoi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët. Mes të tjerash Basha tha se në fokus të programit do të jenë edhe të rinjtë.

 

 


 

 

“Ne angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme. Nuk do të ketë më familje shqiptare që do të vuajnë për bukën e gojës, ujë dhe drita. Kjo plagë e tmerrshme është zmadhuar dhe dhëmbë sot më shumë se kurrë më parë. Nuk do të kemi më ministra që shumëfishojnë pasuritë si në administratën e Ramës, por do të punojmë fortë për të zhdukur mjerimin, varfërinë ekstreme në familjet shqiptare, dhe hapi i parë do të jetë dyfishimi i ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Për të gjitha familjet në nevojë, shumë prej të cilave sot janë jashtë skemës së ndihmës ekonomike. Me zbatimin e programit tonë varfëria në tërësi do të ulet brenda mandatit tonë të parë me 50% ndërsa të gjithë treguesit e varfërisë do të përmirësohen me masat tona konkrete dhe të prekshme” tha Basha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *