Basha: Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të Ramës

Politikë

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha ka reaguar ashper ndaj situates se krijuar ne ambientet e gjykates se Tiranes.

“Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”, shkruan Basha ne nje status ne Facebook.

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur procesi gjyqësor për 23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit. Seanca e njoftuar për në orën 09:00 ka nisur me gjysmë ore vonesë.

Seanca po zhvillohet mes tensioneve, pasi deputetët e opozitës nuk janë lejuar të ndjekin procesin në sallën e gjyqit. Ata janë nxjerrë jashtë sallës me forcë nga policia. Në sallë nuk janë lejuar as mediat.

Që në orët e para të mëngjesit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale kanë rrethuar gjykatën e Tiranës për shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *